Përkundër moshës “Sheherzadja” mahnit me paraqitjen në “ELLE Style Awards”

Dje u mbajt një ngjarje e rëndësishme në botën e modës, muzikës, kulturës popullore dhe artit. Bëhet fjalë për çmimet “ELLE Style Awards 2026”, që bashkoi emrat më frymëzues në Mandarin Oriental Bosphorus me temën #TheStageIsYours.

Vëmendje mori aktorja turke Bergüzar Korel apo siç njihet për publikun shqiptarë me emrin “Sheherzade”.

43 vjeçarja përkundër moshës u shfaq tërheqëse dhe me stil.

Në këtë mbrëmje të veçantë, e cila nderoi individë që dallohen me stilin e tyre dhe përqafojnë me guxim skenën e jetës, morën pjesë Arzu Sabancı, Arzum Onan, Barış Arduç, Bergüzar Korel, Ceyda Düvenci, Demet Özdemir, Dilan Çiçek Deniz, Edispetek, Ferzan, Erzanndet. Doğulu, Merve Dizdar, Nükhet Duru, Serenay Sarıkaya, Zeynep Bastık dhe shumë emra të tjerë.

Përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve të organizuar nga ELLE Turkey dhe Dyson, juria, e cila vlerësoi periudhën nëntor 2024 – nëntor 2025, mblodhi emra të shquar nga bota e medias, modës, artit dhe disenjit.

Back to top button