Përleshja e armatosur në Prishtinë – Në vendin e ngjarjes u gjetën dy pistoleta

Mbrëmjen e së dielës, Prishtina u trondit nga një përballjes e armatosur që ndodhi mes dy grupeve.

Ngjarja tragjike ndodhi pas orës 22:00, në rrugën “Gazmend Zajmi”.

Një person vdiq e pesë të tjerë u plagosën.

Lidhur me rastin policia në raportin 24-orësh dha detaje nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet edhe dje mblodhën prova lidhur me këtë zhvillim.

Ata bënë me dije se aty u gjetën edhe dy pistoleta.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024-22:04. Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Back to top button