Përleshje mes disa personave në Prizren, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në Prizren ka ndodhur një përleshje mes disa personave.

Sipas Policisë si pasojë e kësaj përleshjeje një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa, personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes ku më pas njëri nga ta është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet të cilit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa personi tjetër i dyshuar i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.

Po ashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një automjet.

“Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante të cilat kanë në vendin e ngjarjes, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vrasje në tentativë’’”, thuhet në njoftim.

Back to top button