Përleshje mes disa personave në Veternik, u përdorën edhe armë zjarri

Policia po merret me rastin

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave në një lokal në lagjen Veternik. Lajmin e ka konfirmuar për rtv21.tvzëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të dyshuarit kanë përdorur edhe armë zjarri.

“Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veternik, ku fillimisht ka pas një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë perdorë edhe armë zjarri.”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti tha se njësitet kompetente po merren me rastin./21Media

Back to top button