Përleshje mes të miturve në Drenas

Katër djem të mitur në Drenas  janë lënduar pas një përleshje midis tyre ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta.

Policia në njofton se ngjarja ka ndodhur me 27 shkurt rreth orës 13:45.

“Gllogoc / 27.02.2025 – 13:45. Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje  ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe  në përkujdesje  të policisë. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin 24-orësh./21Media

Back to top button