Përleshje në burg, vriten 13 të burgosur

Të paktën 13 të burgosur janë vrarë e dy të tjerë janë plagosur në një përleshje në burgun e Ekuadorit.
Sipas informacioneve të para nga mediat lokale, përleshja nisi në burgun ‘Bellavista’ në provincën Santo Domingo de los Tsachilas.
Ky është i njëjti burg ku u vranë 44 të burgosur në maj, po ashtu nga një përleshje mes vete.
‘Luftat’ mes bandave rivale të drogës vazhdojnë të shpërthejnë në burgjet e mbipopulluara në Amerikën e Jugut.
I vendosur midis prodhuesve kryesorë të drogës Kolumbia dhe Peruja, Ekuadori është qendër e rëndësishme për kontrabandën e drogës në SHBA dhe Evropë./21Media

Back to top button