Përleshje në Vushtrri, tre të lënduar, njëri plagoset me armë zjarri
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë pranuar tretman mjekësor gjatë ditës së sotme në Spitalin e Vushtrrisë, njëri nga ta me plagë nga arma e zjarrit, pas një incidenti që ka ndodhur mes tyre.
Ndërsa tutje thuhet se plagosuri është transferuar në SHSKUK, për tretman mjekësor.
“Sipas mjekut njëri nga të lënduarit (viktima) ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, i njëjti është transferuar në SHSKUK-së, për tretman mjekësor”, ka shkruar Policia në “Facebook”.
Në lidhje me këtë ngjarje policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “vrasje në tentative” dhe “lëndim trupor”.
Tutje thuhet se të dyshuarit për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’ i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari për veprën ‘ lëndim trupor’ ështe liruar në procedurë të rregullt.
Tutje thuhet se nga hetimet e para të zhvilluara, bëhet e ditur se incidenti ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës ishte si rrjedhojë e një mosmarrëveshje e ndodhur në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.
“Veprimet policore kanë rezultuar me gjetjen e një gëzhoje në vendin e ngjarjes, ndërsa si pjesë e hetimeve të zgjeruara janë realizuar edhe bastisje, me ç’rast në njërin lokacion të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë (9) fishek”, ka shkruar tutje policia.
Policia bënë të ditur se rasti është duke u hetuar./21Media