Përmbyllet me sukses projekti “Girls’ Football Coaching Course”

Ka përfunduar me sukses sot edicioni i tretë i kursit për trajnere femra “Girls’ Football Coaching Course”.
Bashkëpunimi ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Norvegjisë ka bërë që mbi 20 femra të grupmoshave 18-26 vjeçe të fitojnë njohuri teorike dhe praktike në fushën e trajnimit në futboll nga inspektorët norvegjez Onar Nymoen, Irene Lunde dhe Kjell Inge.
Përgjatë katër ditëve këto vajza kanë mësuar elementet bazë të të qenit lider i një skuadre, sikur në fushë ashtu edhe në aspektin teorik.
Në ditën e fundit të kursit është organizuar festival me fëmijët me ç’rast trajneret e reja kanë pasur mundësinë që përmes punës në grupe, të shprehin njohuritë e tyre të marra nga kursi katërditor, i cili është mbajtur në Kampin Nacional në Hajvali.
Norvegjezët teksa kanë folur për këtë edicion të “Girls’ Football Coaching Course”, kanë thënë se janë të lumtur për bashkëpunimin mes dy federatave dhe kanë pohuar se Kosova ka talent në futboll./21Media

Back to top button