Përmbyset një autobus, vdiqën dy persona

Dy persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në Erzincan të Türkiye-s.

Aksidenti ka ndodhur herët mëngjesin e sotëm në aksin rrugur Erzincan – Sivas, ku rruga ishte e mbuluar me borë dhe akull.

Në vendngjarje janë nisur ekipet e ambulancës, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD-it (Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave).

Të plagosurit u transportuan me autoambulancë në spitalet ne Refahiye dhe Erzincan, pasi në vendngjarje iu dha ndihma e parë./21Media

Back to top button