Përmbytet Vlora e Fieri, banorët mbesin të izoluar

Për shkak të përkeqësimit të motit situatë kritike është në Vlorë dhe Fier. Për shkak të daljes së Lumit Vjosa nga shtratit, janë përmbytur tokat bujqësore dhe disa shtëpi.
Uji ka arritur gati në 1 metra, ndërkohë që janë bllokuar rrugët dhe disa familje kanë mbetur të izoluar, pasi është e pamundur që të dalësh.
E njëjtë situata është edhe në Fier, ku siç shihet në pamjet e mëposhtme, shtëpitë ndodhen në ujë. Situata alarmante, paraqitet edhe në Selenicë, ku rrugët janë përmbytur dhe uji ka hyrë në katet e para.
Si rrjedhojë e shirave të shumtë dhe njëkohësisht prurjeve të shumta të lumit Shushicë është rrëzuar edhe ura e fshatit Kallarat, ku disa familje kanë ngelur të izoluara.
Ndërkohë, nga ana tjetër, problematike është situata në Juglindje të vendit, ku trashësia e borës ka arritur në 70 centimetra, ndërsa disa fshatra të Pogradecit që prej 48 orësh janë pa energji elektrike./Oranews

Back to top button