Përmbytje në Kretë, 1 viktimë e dy të zhdukur

Një burrë u gjet i vdekur dhe dy persona u zhdukën të shtunën pasi shiu i rrëmbyeshëm solli përmbytje të mëdha në ishullin grek, Kretë.

Një burrë rreth të pesëdhjetave vdiq, pasi siç raportuan mediat atje, ai ishte i bllokuar brenda makinës së tij ndërsa shirat filluan të binin.

Mediat lokale raportuan për dëme të shumta në fshatrat bregdetare, ku rrugët janë shndërruar në lumenj duke marrë çdo gjë në rrugën e tyre.

Sipas shërbimeve të urgjencës, një grua ka mbetur e lënduar pasi edhe ajo ka mbetur e bllokuar në një makinë.

Të paktën nëntë automjete të rrethuara nga uji duhej të shpëtoheshin të shtunën në mbrëmje.

Shërbimet e urgjencës morën më shumë se 450 thirrje brenda një ore të premten në mëngjes.

Tetë turistë dhe një roje sigurie u bllokuan gjithashtu në muzeun arkeologjik në qytetin turistik bregdetar të Sitia. Të gjitha grykat në ishull, pika të njohura ecjeje për turistët, ishin të mbyllura për publikun deri në një njoftim të dytë.

Departamenti i Mbrojtjes Civile tha se ishte i mobilizuar dhe u kërkoi të gjithë qytetarëve që të jenë vigjilentë në Kretë dhe ishujt përreth Rodos, Karpathos, Kastellorizo ​​dhe Kasos./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button