Dështon për herën e 41-të seanca konstituive

(Lajm i përditësuar)

Krasniqi: 23 ditë i kanë mbetur Albin Kurtit të tërhiqet

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi pas dështimit për herën e 41-të të seancës konstituive tha se kanë mbetur 23 ditë që Albin Kurti të tëriqet nga qëndrimi i tij.

”Janë 23 ditë që i kanë mbetur Albin Kurtit të tërhiqet nga qendrimi i tij imponues nga peng marrja e shtetit dhe të ndryshoj propozimin e tij dhe të kthehet në normalitet”, tha Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu bëri të ditur se PDK sot do të dorëzojë sot një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese lidhur me bllokadën e Kuvendit dhe shkeljen e Kushtetutës.


PDK, LDK e AAK nuk dalin nga salla e Kuvendit

Deputetë nga PDK, LDK e AAK nuk kanë dalë nga salla e Kuvendit pas ndërprerjes së seancës nga kryesuesi Avni Dehari pas dështimit të formimit të komisionit për votim të fshehtë.

Ndërkaq, nga salla dolën deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi sërish në votim komisionin për votim të fshehtë, i cili prapë dështoi të themelohet.


”Po e shkelni Kushtetutën. Mos lejoni ju lutem”, Deharit i reagon Sala Jashari

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka kërkuar nga  Avni Dehari, që të kthehet ne rendin e ditës dhe të mos e shkel Kushtetutën e Kosovës

“Pse po e shkelni Kushtetutën. Mos lejoni ju lutem”, ka deklaruar Jashari.

Deharit i reagoi në mënyrë të ashpër edhe deputeti i LDK-se Alban Zogaj.

Ai me një ton më të ashpër iu drejtua kryesuesit Avni Dehari.

‘’Mos e shkelni kushtetutën kthehuni në rendin e ditës’’, tha Zogaj. Pas këtyre fjalëve Dehari kërkoi që atij ti ndalej mikrofoni.

 


Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen ta bëjë keq e më keq Kosovën

Para fillimit të seancës konstituive, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet të lëshojë rrugë.

Ai ka theksuar se Kurti po do ta bëjë gjendjen edhe më keq se që është.

“Nëse nuk i ka 61 vota le të lëshojë rrugë. Mund të japin sa të duan emra, por po shihet që ai e ka nda mendjen ta bëjë keq e më keq për Kosovën”, tha Haradinaj.


Arianit Koci me gomarë para Kuvendit

Para Kuvendit të Kosovës, Avokati Arianit Koci po e vazhdon protestën e tij.

Ai sot e ka zgjedhur një mënyrë tjetër për ta shfaqur pakënaqësinë e tij ndaj deputetëve.

Koci i ka sjellur disa gomarë para Parlamentit.

 


Përpjekja e 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

 

Deputetët do të mblidhen sot në një përpjekje të re, të 41-ën me radhë për ta konstituuar Kuvendin.

Partitë parlamentare nuk po arrrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten e kaluar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.

Back to top button