Përpjekjet e Ukrainës për të penguar avancimin rus në Kiev

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se trupat e sulmit ajror kanë hedhur në erë një urë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, që ndodhet rreth 50 kilometra në veri të Kievit, në një përpjekje për të parandaluar një kolonë ruse të forcave të përparojë drejt kryeqytetit.
Ministria tha se përparimi rus u ndal, transmeton rtv21.tv.
Më herët në mëngjes të premten, zyrtarët e lartë amerikanë vlerësuan se forcat ruse që hynë në Ukrainë përmes kufirit Bjellorusi ishin vetëm rreth 32 kilometra nga kryeqyteti./21Media

Back to top button