Përpjekjet për ta nxjerrë personin që ra në bunar në Lybeniq, përfshihet edhe FSK

Përpjektjet për shpëtimin e personit që ra në gropën e bunarit, në fshatin Lybeniq të Pejës, janë duke vazhduar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për portalin rtv21.tv ka thënë se përveç policisë dhe zjarrfikësve, tashmë përpjekje për nxjerrjen e tij po bën edhe një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në konfirmimin paraprak Gashi ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv se personi ka rënë gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e bunarit, në afërsi të varrezave të fshatit. /21Media