Përpjekjet për të shuar zjarrin në tregun e Barabashova të Kharkivit vazhdojnë

Një zjarr që shpërtheu në tregun gjigant Barabashova të Kharkivit pas bombardimeve ruse të enjten është ende duke u shuar, tha shërbimi rajonal i urgjencës i Ukrainës.
Autoritetet morën thirrjen për zjarrin në treg, i cilësuar si një nga më të mëdhenjtë në botë, rreth orës 14:00 me orën lokale të së enjtes, transmeton rtv21.tv.
“Përveç pavioneve tregtare, janë dëmtuar pjesërisht edhe dy ndërtesa banimi”, tha shërbimi rajonal i urgjencës, duke shtuar se ekipet e emergjencës po përpiqeshin të parandalonin përhapjen e flakëve në ndërtesa të tjera banimi.
Më shumë se 10 ndërtesa banimi janë shpëtuar deri më tani dhe zona e zjarrit është rreth shtatë hektarë, tha shërbimi rajonal i urgjencës.
Dy ekipet e shpëtimit kanë marrë “plagë të shumta nga predha” dhe janë dërguar menjëherë në një institucion mjekësor, thuhet më tej, ndërsa njëri nga shpëtuesit ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra./21Media

Back to top button