Përplasen dy autobusë, 26 të vdekur

Nga përplasja ndërmjet dy autobusëve kanë humbur jetën 26 persona

Së paku 26 persona kanë humbur jetën, si pasojë e përplasjes së dy autobusëve, ku si pasojë mori flakë njëri autobus në një autostradë në Nigerinë perëndimore, njoftuan zyrtarët policorë.

Sipas zëdhënësit të policisë, Adekunlea Ajisebutua, në aksident janë lënduar edhe 11 persona të tjerë, raporton AP.

Back to top button