Përplasen vetura e autobusi në Slivovë, pesë të lënduar dërgohen në QKUK

Pesë persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti mes një veture dhe një autobusi në fshatin Slivovë-Ferizaj.

Shoferi i veturës dhe katër pasagjerët janë lënduar, të cilët pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt katër të lënduar janë dërguar në QKUK.

“Me datën 17.10.2025 në ora 18:17 në rrugën magjistrale, fshati Slivovë-Ferizaj Aksident trafiku me lëndime trupore ku në këtë aksident trafiku ishin të përfshira dy automjete: një veture dhe një autobus me targa vendore me shoferët M.SH.K. Veç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë shoferi i veturës dhe katër pasagjeret, te cilët pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt, katër persona dërgohen ne Q.K.U.K-Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ndërkohë, Blerton Jakupi nga LDK-ja në Ferizaj ka thënë se pesë të lënduarit janë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor. Në Facebook të shtunën ka shkruar se një prej të lënduarve është në gjendje kome.

Back to top button