Përplasja e cisternës së benzinës shkaktoi zjarr masiv, ka të lënduar
Tre persona raportohet se u lënduan nga një zjarr masiv në Long Island të New Yorkut, ku një kamion me cisternë i mbushur me benzinë u përplas me një biznes.
Siç raportoi BBC, drejtuesi i mjetit dhe dy zjarrfikësit u dërguan në spital.
Kamioni me cisternë derdhi 13,000 gallon (50,000 litra) benzinë.
Zjarrfikësit kaluan mbi 10 orë për të shuar flakët./21Media