Mbyllet protesta e PD, Noka: Dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugë! Nuk ndalemi me gaz e policë

(Lajm i përditësuar)
Mbyllet protesta e PD, Noka: Dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugë! Nuk ndalemi me gaz e policë
Është mbyllur pas tre orësh protesta e opozitës në Shqipëri, e cila është cilësuar si dita e parë e mosbindjes civile nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Demokratët e mbyllën protestën në selinë e PD-së, ku Noka mbajti fjalën për gazetarët. Ai nuk tregoi detaje se si do të vijojë aksioni opozitar, por tha se mosbindja do të vijojë.
”Kjo ishte dita e parë që mosbinjda civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte “jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë. Qytetarët i dhanë një leksion “ne do jemi këtu dhe do vazhdojmë mosbindjen civile derisa të plotësohen kërkesat”, tha Noka.
Lexo edhe :
Përplasje e fortë para bashkisë së Tiranës
Protestuesit janë zhvendosur te Bashkia e Tiranës ku po përplasen me policinë.
Një nga bombat molotov të hedhura nga protestuesit ka rrezikuar jetën e një efektivi i cili është përfshirë nga flakët.
Vijon të ketë përplasje të forta para bashkisë, ku protestuesit po godasin me sende të forta policinë, ndërsa hedhin bonba molotov në drejtim të godinës.
Protesta në Tiranë, u vihet zjarri kazanëve të mbeturinave
Protestuesit sulmojnë me molotov dhe konfrontohen me policinë në Shqipëri
Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tre qëllimeve të tyre: Zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi nga burgu i Sali Berishës.