Përplasje mes protestuesve dhe policisë në kryeministri

Zjarr në shkallët e kryeministrisë

Opozita ka thirrur mbështetësit e saj për të protestuar kundër qeverisë përpara kryeministrisë. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i mbushur me protestues, në krye të të cilëve ndodhet kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pro dhe drejtuesit e partive të tjera të opozitës.

Paralelisht në Vlorë po mbahet një takim i cili transmetohet live në ERTV dhe që opozita e quan ‘antimiting”. Në ERTV pamjet e pjesëmarrjes po tranasmetohen me dron për të dhënë dhe idenë e pranisë së madhe të njerëzve.

Në sheshin para kryeministrisë protestuesit dëgjohen t’u bien vuvuzelave dhe shpesh të thërrasin “Rama ik!” “Poshtë qeveria!”. Ata mbajnë pankarta në duar kundër qeverisë.

Protestuesit kanë hipur në skelen e vendosur para kryeministrisë nderkohë që protestuesit përpiqen të mbajnë turmën.

Drejt protestuesve po hedhet gaz lotsjellës për t’i zbrapsur nga kryeministria./oranews

Back to top button