Persona të maskuar përtej barrikadave në Zveçan, janë parë nga ekipi i RTV21

Përtej barrikadave të vendosura në Zveçan, persona të maskuar janë parë nga ekipi i Televizionit 21 gjatë ditës duke qarkulluar në këtë pjesë. Identiteti i personave të maskuar nuk është bërë i njohur dhe as detyrat që ata kryejnë.
Pas barrikadave disa metra larg është shtëpia ku qëndrojnë serbët e maskuar dhe vëzhgojnë situatën, ndërsa shkronja ‘Z’ tregon mbështetjen ndaj ushtrisë ruse.
Për të tretën ditë me radhë veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar nga qytetarë serbë, që kanë ndaluar plotësisht qarkullimin nga Zveçani në Mitrovicën e Veriut. Barrikadat janë vendosur kryesisht me kamionë dhe autobusë. Vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës janë ende të mbyllura për qarkullimin e makinave dhe të qytetarëve. Gjendja aktualisht paraqitet e qetë, por me tensione. /21Media

Back to top button