Kaloni te përmbajtja kryesore

Persona të panjohur largojnë tabelën e MAPL-së në Zubin Potok

Një grua ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë larguar nga objekti i qendrës një tabelë, të cilën e kishte vendosur Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), në Zubin Potok.

“Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur brenda periudhës kohore 31 janar nga ora 15:00 deri në orë 08:00 më 1 shkurt.

Rasti është cilësuar si “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”, dhe është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button