“Personat më të prekur nga COVID-19 janë të rinjtë”
Duke pasur parasysh që numri i rasteve me COVID-19 është rritur dhe ka ende hezitim ndaj qështjes së vaksinimit. Sot kardiologu, Florim Cuculi ka folur rreth këtyre temave për RTV21, ku ka theksuar se personat më të prekur me COVID-19 tani për tani janë të rinjtë, të cilën kanë refuzuar të vaksinohen.
Cuculi tutje ka shtuar se ka pasur raste edhe kur janë kërcënuar e kjo ka ndodhur për shkak të mosinformimit të njerëzve rreth situatës pandemike.
”Jemi kërcënuar pasi që kemi qenë pasiv për ta informuar popullatën rreth COVID-19”, ka thënë Cuculi në “Bon Bon”./21Media