Personi i arratisur nga burgu i Smrekovnicës vihet në kërkim nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka publikuar fotografinë e Faton Mustafë Hajrizit (39), i arratisur sot nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë dhe kërkon ndihmën e qytetarëve që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim të raportojnë në polici.

Informatat për personin në kërkim, mund të dërgohen në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo përmes aplikacionit Lajmëro Policinë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192, +383 (0) 28 532 366 – Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu, 044/355 108 dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com

Personi i shpallur në kërkim Faton Hajrizi

Data e lindjes: 06.02.1985

Vendi i lindjes: Skenderaj

Vendbanimi: Fshati Klinë e Poshtme, Skenderaj

Gjinia: M

Ngjyra e flokëve: Zezë

Ngjyra e syve: Kaltër

Nacionaliteti: Shqiptar

Back to top button