Personi i zhdukur në Has ende në kërkim

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se ende është duke vazhduar kërkimi për gjetjen e personit të humbur në fshatin Gorozhup, regjionin e Hasit, komuna e Prizrenit.
Personi i zhdukur është N. T, i lindur më 14 mars 1940 me vendbanim Gorozhup të Hasit.
“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe vullnetarët, janë të angazhuara intensivisht në terren për të lokalizuar personin e zhdukur”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, me kërkesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka ndërmarrë një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Gorozhup – Hasi, për një person të zhdukur.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim fton qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në këtë drejtim, të kontaktojnë autoritetet përkatëse sa më parë, në nr. të telefonit 112 apo në 045112102”.
“Kërkimet do të vazhdojnë derisa të kemi rezultate”, thuhet në njoftim.
Kjo shoqatë ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin në këtë rast.