Personi që ka ndërruar jetë në aksidentin në Novosellë të Kamenicës është i mitur

(Lajm i përditësuar)


Personi që ka ndërruar jetë në aksidentin në Novosellë të Kamenicës është i mitur

Personi që ka vdekur në aksidentin e ndodhur të dielën në fshatin Novosellë të Kamenicës është i mitur.

Portali rtv21.tv nga një burim ka mësuar se mosha e viktimës është 10 vjeçare, poashtu edhe i dyshuari që është arrestuar është i mitur. /21Media


Aksident në Novosellë të Kamenicës, humb jetën një person

Një burrë ka ndërruar jetë dhe dy persona tjerë kanë mbetur të lënduar të dielën si pasojë e një aksidenti në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur anësoret e metalit.

Kurse me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 05.10.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i dyshuari. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /21Media

Back to top button