​Personi që u gjet pa shenja jete në Veternik ishte anëtar i AAK-së, reagon Haradinaj

Një person është gjetur sot pasdite pa shenja jete në një veturë në Veternik të Prishtinës, dhe i vdekuri është Hekuran Hoxha.

Për këtë ngjarje ka reaguar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka shkruar në Facebook, se “Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit”.

“Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve”, shkruan Haradinaj.

Ai më tej ka shkruar se, “Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani”.

Lajmin për vdekejen në Veternik, e kishte konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana, i cili bëri të ditur se viktima është gjetur i vdekur në një automjet dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Back to top button