Personi që u vra sot në Mitrovicë është një 26-vjeçar

Një person është therur me thikë për vdekje sot rreth orës 00:15 në rrugën “Artim Jashari”, në Mitrovicë. Viktima me incialet është një 26 vjeçar.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion se në rrugën “Artim Jashari” pas një zënke-mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima: A .M. 26 vjeçar, lëndimet dyshohet të i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, ka thënë ai.
Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ishte transportuar në QKUK- ku si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
Zahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se nga veprimeve të deritanishme hetimore, hetuesit policorë kanë identifikuar dy persona të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor.
“Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje”, ka shtuar Zahiti./21Media

Back to top button