Përurohet laboratori i Mikrobiologjisë në Klinikën Infektive

Orlando: Ky projekt është punë 10 vjeçare e Agjencisë për Zhvilllim dhe Bashkëpunim në Kosovë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot u përurua laboratori i modern mikrobiologjisë, i bërë me fondet e projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”,  nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando.

Ministri Vitia theksoi se përurimi i këtij laboratori është një tregues i qartë se ky projekt italian po jep rezultate të drejtpërdrejta në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore kosovare, për t’u ballafaqur me sfida serioze të shëndetit publik, siç janë edhe infeksionet spitalore dhe rezistenca antimikrobike.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë do të jetë në nivel të përgjegjësisë që i takon, duke mbështetur institucionet në adresimin e çdo problemi të shëndetit publik dhe njëkohësisht, duke mbajtur partneritetin serioz me të gjithë kontributorët në shëndetësi siç është edhe ky investim i përuruar sot.

Në fund, Ministri Vitia, ka shprehur besimin e tij se pajisijet e reja të përdoren, ruhen e mirëmbahen me kujdes, në mënyrë që t’i shërbejnë përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së cilësisë së tyre , ai ka falenderuar Agjenicën Italine për Bashkëpunim dhe Zhvillim për investimin e bërë.

Ndërsa ambasadori italian, Nicola Orlando, tha se Italia do të jetë përkrahë partnerëve siç është Kosova.

“Gjindemi para sfidave që nuk kanë kufinjë, Italia është në linjën e parë që përballet me këto sfida, mbi të gjitha Italia do jetë afër partnerëve të saj, në këtë rast Kosovës,  ky projekt që pamë sot është punë 10 vjeçare e Agjencisë për Zhvilllim dhe Bashkëpunim në Kosovë”, theksoi ambsadori Orlando.

Ai theksoi se janë shumë të kënaqur me kapacitetin dhe vullnetin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës.

Duke e falënderuar për investimin e bërë, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka ndarë një mirënjohje për Ambasadorin italian dhe Agjencinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim./21Media

Back to top button