Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Të premten është përuruar nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit ky objekt, është ndërtuar për më pak se pesë muaj, i ka 2300 metra katrorë dhe ka kushtuar afër 782 mijë euro.
Në përurimin e këtij nënstacioni kanë marr pjesë kryeministri, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, dhe zëvendësdrejtorin e Policisë për veri, Veton Elshani.
“Tri të katërtat është stacioni policor, një e katërta është Agjencioni për Regjistrim Civil, në mënyrë që të ofrojmë edhe më shumë siguri për qytetarët këtu, por edhe më afër shërbimet e domosdoshme për ta”, citohet të këtë thënë Kurti.