Kaloni te përmbajtja kryesore

Përurohet rruga Pjetershticë–Dugë–Karaçicë në Komunën e Shtimes

Komuna e Shtimes me mbështetje të nivelit qendror, ka realizuar projektin e asfaltimit të rrugës Pjetershticë–Dugë–Karaçicë.

Kryetari i kësaj komune Qemajl Ali, nëpërmjet një njoftimi ka thënë se kjo rrugë ishte e shumëpritur nga qytetarët.

‘’E gjatë 4.2 kilometra dhe e gjerë 4 metra, kjo rrugë do të ndihmojë në rritje të zhvillimit ekonomik dhe agroturizmit në rajon. Kjo rrugë do t’ua lehtësojë tej mase qarkullimin e lëvizjen banorëve’’, ka njoftuar Aliu.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button