Përurohet shtegu “Panorama” në Prizren

Prizrenit i shtohen atraksionet

Komuna e Prizrenit sot nga ora 11:00 përuron shtegun e ri Via Ferrata “Panorama” në Prizren, e cila gjendet në lokacionin e Grykës së Lumbardhit 4.5 km nga qendra e qytetit.

Prezentë në përurimin e këtij shtegu do të jenë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC, Katharina Stocker, kryetari i SHB Sharri, Sadik Shporta dhe të ftuar të tjerë.

Ky shteg është atraksioni më i ri turistik i Prizrenit, i cili është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përmes projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat”.

RTV21 do të sjellë reportazhin “Copëza Kosove”, përmes të cilit do të mund të njiheni me gjithë shtegun në tërësi./21Media

Back to top button