Përvjetori i vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Osmani: Nuk do të pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë

Sot janë bërë 25 vjet nga vrasja e vëllezërve Ylli, Agron e Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar se familja Bytyqi ende është në kërkim të drejtësisë.

Tutje në ”X”, Osmani ka shtuar se ”nuk do të pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë’.

”Familjet e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit, shtetas amerikanë të vrarë brutalisht 25 vjet më parë, janë ende në kërkim të drejtësisë. Deri më sot, regjimi i Serbisë vazhdon t’i glorifikojë kriminelët e luftës, në vend që t’i kërkojë llogari. Nuk do të pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani./21Media

Back to top button