Pesë shqiptarë arrijnë majën më të lartë në Rusi dhe Europë

Nebi Hoxha flet për përjetimet!

Më datë 9 Korrik një grup bjeshktarësh shqiptar arritën majën më të lartë në Rusi dhe Evropë.

Anëtari i shoqatës bjershkatare ekologjike “Shkupi”, Nebi Hoxha, së bashku me bjeshkatarin nga Tetova, Muhamet Alili, dhe bjershkatarët nga Elbasani: Artur Guni, Arben Shati dhe Blert Xaxa, arritën majën më të lartë në Rusi dhe Evropë, Elbrus 5642m.

Elbrusi, është maje malore në malet e Kaukazit, i cili ndodhet në pjesën e Kaukazit perëndimor në Rusi, llogaritët se është maja më e lartë malore në Evropë me 5642 m, njëherit edhe maja 10 më e spikatur në botë.

Nebi Hoxha, për TV21 përshkruan eksperiencën e tij gjatë këtij rrugëtimi tejet të rrezikshëm. Nebi Hoxha: “Ekspedita ishte në përbërje prej 18 anëtareve nga tre shtete, Shqiperia, Maqedonia dhe Serbia. Sfida e ngjitjes u realizua në dy faza dhe dy lartësi. Faza e parë e aklimatizimit filloi ne Shtetin Gjeorgjia në majën Kezbeg me lartesi 5033 m. Me datë 4 aritem në kampin bazë Bethlehem në lartësi 3600 metra ku me pesha mbinjerzore arritëm të kalojmë përmes akullnajave me të çara të medha. Për fat nuk kishim asnje pasojë. Të nesërmen kishim një ngjitje në lartësi prej 4100 metra për aklimatizim. Diku pas dite u kthyem në kampin bazë për të pushuar dhe pastaj për tu përgatitur për pushtimin e majes. Ne ora 2 pas mesnate nisëm ngjitjen drejt majës por pas një ore e gjysëm ngjitjeje për shkak të kushteve shumë të vështira me rënje të borës, shembje të gurëve dhe erës së fuqishme u detyruam te kthehemi në bazë. Aty kishte disa grupe nga shtete te ndryshme të botës. Të gjithë u kthyen. Pas pushimit në bazë u nisëm prap drejt fshatit Kazbegi. Rruga përsëri ishte me shi dhe me akullnaja të lëmuara, ku ekzistonte rreziku të humbesh në çarjet me shumë ujë të rrëmbyer. Pushuam dhe me datë 7 korrik u nisem drejt Rusisë për cakun kryesor Elbrus. Pas peripetive të mëdha me shumë kontrolle dhe pritje në kufi arritem në orë të vona pas mesnate në Çeget fshat malor rreze Elbrusit. Me datë 8 korrik, pas mëngjesit ndamë gjerat që kishim të nevojshme për ngjitje me kushte ekstreme dhe ushqim e ujë për vetëm 2-3 ditë. Morëm teleferikun nga qyteza Terskol deri në lartesi 3800 m. Vazhduam ecjen në borë drejt në kampin baza Prijut në lartesi 4200 metra, në kontenjerë pa rrymë, pa uje dhe pa asnjë lloj nxemje. Pasdite pushuam dhe bëmë përgatitjen e ushqimit dhe përgatitjen e çajit. Dita deri në mesnate ishte pa gjumë edhe pse duheshte pushim para ngjitjes drejt majës. Stresi ishte i madh sepse parashikimet e kohës nuk ishin aq të volitshme. Kishim vendosur të bëjmë ngjitjen atë natë sepse pas asaj nate kushtet do vështirësoheshin edhe më shumë. Në ora 00:30 u tubuam në një kuzhine të improvizuar dhe në ora 2:00 filluam ngjitjen. Ngjitja ishte shumë e vështire që nga fillimi sepse ishte shteg shumë i pjerët dhe koha ishte acaruar me temperaturë -23*C, erë mbi 50 KM/h dhe me dendësi të ulët të oksigjenit. Ecja ishte pak sa e shpejtë dhe filluan dhembjet e kokës dhe ndjenja e gjumit për shkak të mungesës së ajrit në tru. Në raste të tilla nga gjumi, vdekja është shumë e shpeshtë dhe pa asnjë dhembje. Por vullneti i madh dhe përgatitja psikofizike e fuqishme e bëri të veten. Rruga e gjatë me shumë erë të ftohtë depërtonte në çdo pore të trupit. Në ora 09 të mengjesit pushtuam majen Elbrus 5642 m. Bëmë shumë pak foto sepse duart ngriheshin nga të ftohtit. Nga pjesmarësit kishte më shumë ngrirje në pjesë te ndryshme të fytyres dhe trupit. Nga grupi nuk aritën të gjithe te pushtojnë majen sepse sfida ishte e rëndë dhe me të ftohtë ta pa imagjinuar. Kthimi ishte pak me i lehtë sespe koha ishte gati mesditë ku temperatura nga maja fillone të rritet dhe rrezet e diellit me dhembe paksa na ngrohnin. Uji duheshte pirë panderpre për shkak te dehidrimit dhe lartesisë por mua për shkak të ftohtit uji më ishte ngrire kurse cajin që kisha në termus në cante shumë pak e kisha konsumuar. E oret e padites diku nga ora 15 ishim në kamp dhe vendosem që të mbledhim paisjet nga kontenjerët dhe të zbresim direkt në fshatin Çeget. Gjumi na kaploi dhe të nesermen pas 12 ore gjum te gjithë ndjehesh mirë. Në Ceget pasdite kaleruam kuaj rreze maleve te Elbrusit dhe lumejve me pamje mahnitëse të Akullnkajave, ujvareve dhe natyrës plot bukuri. Në mbrëmje kishim një darkë ku vazhduam kremtimin e pushtimit të sukseshem majës Elbrus. Grupi vazhduam rrugën prap vendlindjes përmes Gjeorgjisë, Turqisë, Bulgarisë, Maqedonisë dhe perfundimit të rradhës së ekspeditës. Ishte një kënaqesi dhe sfidë e parë e nje veshtersie të veqantë. Të gjithe pjesmarësve ju uroj pushtimin e Elbrusit kusre atyre qe planifikojnë të pushtojn ju uroj që të arijnë edhe atë ditë. Ata qe nuk kishin sukses ju deshiroj që mos te humbin shpresën. Faleminderit Guides Davids Adventure Club dhe shokëve nga Beogradi, shokëve Artur Guni, Arben Shati dhe Bleri Xaxa nga AST Elbasani dhe shokut nga Tetova Muhamet Alili nga Alpine Guide. Mirupafshim ne ngjitjet e rradhës me dëshirë që shëndeti dhe dëshira për pushtim të majeve edhe më të larta të jetë piksynim i juaj”, shprehet Nebi Hoxha./21Media

19987391_1077269502406591_1288212898_n

19911937_1077269305739944_2023855765_o

20030795_1077269222406619_1275271186_n

19893776_1077269182406623_585974639_o

20049421_1077269109073297_1903434273_o

19814412_1077268869073321_860823156_o

 

Back to top button