Kaloni te përmbajtja kryesore

Pesë milionë për Era Istrefin

Këngëtarja Era Istrefi e cila një kohë nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore,  u rikthye në fund të muajit të kaluar, saktësisht më 31 mars, me këngën “Bebe”.
Ky projekt është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtares.
Përmes një postimi në InstaStory, Era ka treguar se deri tani ky projekt ka mbledhur mbi 5 milionë klikime në Youtube.

Ndryshe, këngëtarja ka njoftuar fansat se është në përgatitje të projektit të radhës. Ajo bëri një postim në InstaStory nga një studio muzikore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button