Pesë persona e humbën betejën me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 5 persona.
Nga 3.929 teste të kryera, kanë rezultuar 280 raste të reja me virusin korona.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë regjistruar edhe 156 pacientë të shëruar.
Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se në raportin e sotëm janë shënuar edhe pesë viktima të regjistruara nga data 17.11-22.12.2021.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 223.211 raste, prej të cilëve 210.475 janë shëruar, kurse 7.904 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 4.832 raste aktive me Covid-19, shkruan TV21./21Media

Back to top button