Pesë persona të lënduar në një aksident në Gjakovë, digjet një veturë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjakovë.

Për rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, njëra prej tyre është djegur tërësisht.

”Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” në Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete. Për pasojë njëra nga veturat është djegur në tërësi (zjarrëfikësit kanë lokalizuar zjarrin). Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale lëndime  kanë pësuar pesë persona. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor“, ka thënë Elezaj./21Media

Back to top button