Pesë persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Rastin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka njoftuar Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin./21Media

Back to top button