Pesë pikat e planit qeverisës të Atiqit për Mitrovicën e Veriut

Kandidati për kryetar të Mitrovicësë Veriut  nga LVV-ja,  Erden Atiq, në debatin zgjedhor në RTV21 prezantoi programin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Atiq tha se plani i ardhshëm qeverisës për këtë komunë përfshihet në pesë pika:

“Siguria dhe integriteti, zhvillimi ekonomik, rinia dhe arsimi, infrastruktura dhe mjedisi, si dhe shëndetësia e mirëqenia sociale. E kam parasysh që edhe qytetarët e komunës së veriut të Mitrovicës mund të krijojnë një përshtypje ndoshta jo edhe të mirë, duke marrë parasysh rrethanat që janë krijuar në Komunën e Mitrovicës, dhe vështirësinë për të bërë një plan specifik qeverisës për mandatin e ardhshëm,” tha ai./21Media

Back to top button