Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje.
Në Prishtinë, është arrestuar një burrë pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një tjetër rast në Prishtinë, ku është arrestuar një burrë për dhunë fizike ndaj gruas së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Gjakovë, gjyshe e mbesë janë arrestuar, për shkak se janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Të dyshuarat pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Mitrovicë, është arrestuar një burrë për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Në Vushtrri, është arrestuar një burrë pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
E njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media