Pesë raste të raportuara të dhunës në familje, brenda një dite në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se nga pesë rastet, janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Rastet e dhunës në familje gjatë kësaj periudhe janë raportuar në komunat: Podujevë, Rahovec dhe në Vushtrri.
Në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuarat femra kosovare (nëna dhe vajza e saj e mitur), pasi të njëjtat pas një fjalosje në mes veti janë përfshirë në konfrontim fizik në mes veti. Nga ky rast nuk ka të arrestuar.
Në Rahovec një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe kanosur gruan e tij, dhe i njëjti është arrestuar.
Në Mitrovicë është arrestuar një burrë pasi të enjten kishte sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.
Po ashtu në Vushtrri një burrë është arrestuar pasi kishte sulmuar gruan e tij./21Media