Pesë raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid-19 në 233 testime të realizuara, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221, derisa në total numri i rasteve aktive është 52.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër Covid-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.680 doza të vaksinës. Deri më sot 823.347 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.914 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19./21Media

Back to top button