Pesë të arrestuar lidhur me plagosjen në Lupç të Podujevës

(Lajm i përditësuar)


Pesë të arrestuar lidhur me plagosjen në Lupç të Podujevës

Pesë persona janë  janë daluar me rastin e plagosjes së sotme në Podujevë. Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv  zëdhënësja e Prokurorisë Themelore  në Prishtinë, Laureta Ulaj

Ajo po ashtu bëri të ditur se personat e dyshuar  janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga Policia.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e pesë (5) personave të dyshuar në këtë rast, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”. Personat e dyshuar të cilët janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga policia”, tha Ulaj


Prokuroia për plagosjen në Podujevë: Dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje mes familjarëve

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje rreth plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendngjarje.

“Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Një person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar”, ka thënë Ulaj.

Ajo ka shtuar se në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti.

Back to top button