Kaloni te përmbajtja kryesore

Pesë të arrestuar për kontrabandë

Janë arrestuar për kontabandë më lubrifikantë

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Lubrifikanti”, ka arrestuar 5 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar se sillnin kontrabandë pjesë këmbimi dhe lubrifikantë për automjete.

49-vjeçari I. G., 32-vjeçari I. N., 40-vjeçari E. T., 48-vjeçari A. K. dhe 28-vjeçari A. A., të gjithë banues në Tiranë, janë personat e arrestuar.

Ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale G.G. (banues në Fier) dhe A.G. (banues në Tiranë).

Në rrugën e Prushit është konstatuar se nga një autobus po nxirreshin disa kuti kartoni me vajra lubrifikantë dhe pjesë të ndryshme këmbimi për automjete.

Kutitë po ngarkoheshin në një furgon me drejtues shtetasin I. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar autobusi që kishte trasportuar mallrat kontrabandë, automjeti furgon ku po ngarkoheshin mallrat kontrabandë, 372 litra vaj lubrifikant automjeti me logon “Kastrol”, 480 litra vaji lubrifikant auomjetesh me logon e markes PKWV Motor, 33 tuba presioni ujë dhe interkuleri, 20 gomina grushtesh për autovetura, 6 filtra të madhësive të ndryshme, një automjet i tipit Fiat, si dhe 6 celularë të markave të ndryshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button