Pesë të arrestuar, policia sekuestron drogë në vlerë të 10 mijë eurove

Policia dje ka zhvilluar një plan taktik për zbatimin e urdhëresës për bastisje në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Në njoftim thuhet se janë kontrolluar shtëpi dhe janë sekuestruar prova, ndër to substanca narkotike në vlerë të 10 mijë eurove. Po ashtu, janë arrestuar pesë persona.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i krimeve të rënda, ku me aktvendim të tij dy persona të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre të tjerë pas intervistimit dërgohen në procedurë të rregullt.

Më poshtë e keni të gjithë operacionin si është zhvilluar:

– Tek i dyshuari me iniciale (A. P. 1978) në gjep i janë gjetur nëntë qese me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 5 gram dhe 770 Euro, kurse në veturën e tij BMË X6, janë gjetur 435 meuro para të gatshme.

– Në lokal/kafene në pjesën e banakut i janë gjetur edhe një paketim me 99.2 gramë substancë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një armë/revole me një karikator dhe shtatë fishek, në një dollap në banak janë gjetur edhe 18 fishekë.

– Kontrolli ka vazhduar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar ku në njërën nga garazhet është gjetur një qese me narkotikë të dyshuar si kokainë me peshë pesë gramë dhe në një dollap është gjetur edhe një revole e modelit Zoraki me një fishek me gaz.

– Ne veturën e të dyshuarit me iniciale (F.B.) janë gjetu pesë qese me substancë narkotike të dyshuara të llojit marihuanë me peshë 2.2 gramë dhe katër qese me substancë të dyshuar kokainë me peshë 2.1 gramë.

– Tek personi i dyshuar me iniciale (E. U.) janë gjet tri qese me narkotikë të dyshuar e llojit marihuanë me peshe 3.5 gramë.

– Tek i dyshuari me iniciale (A.P. 1986) jenë gjetur dy qese me narkotikë e dyshuar e llojit kokainë me peshe 4.1 gramë.

– Tek i dyshuari me iniciale (L.K.) është gjet një qese me narkotikë e dyshuar e llojit KREK me peshë 0.5 gramë.
– Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe tre telefona celularë.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button