Pesë të lënduar në Gjakovë, dyshohet se u përleshën fizikisht

Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përfshirjes në një përleshje fizike të dielën në Gjakovë.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se përleshja ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshje, teksa numri i saktë i personave të përfshirë në këtë rast nuk dihet.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar.
Pas intervistimit, tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.