Pesë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Marinë të Skenderajt

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Marinë të Skenderajt. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë Në Skenderaj. Ne aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha Zahiti. /21Media