Pesë të lënduar në një aksident në Malishevë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Kijevë-Malishevë.
Policia ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes’, ka thënë Policia.
Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.