Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku u përfshi edhe një veturë e policisë

Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes pesë veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, mëngjesin e sotëm.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?