Pesë të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

 

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 5 raste të vdekjes nga Covid-19 në Kosovë, numri total i viktimave nga Covdi-19 në Kosovë është 1 mijë e 503.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bënë të ditur se “rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç)”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive, kurse 184 persona janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 60.500 raste nga 235.724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.621 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.376./21Media 

184 TË SHËRUAR DHE 282 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, February 1, 2021

Back to top button